FC Ballkani rikthehet në Kosovë, fillon menjëherë stërvitjet

15.01.2021

Më 6 janar klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani kishte udhëtuar për në Durrës të Shqipërisë për fazën përgatitore për Superligën si dhe Kupën e Kosovës. Ballkani në Shqipëri përpos që ka zhvilluar fazën përgatitore (stërvitje), klubi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore kundër KF Turbinës, suharekasit shënuan fitore me rezultat […]

FC Ballkani rikthehet në Kosovë, fillon menjëherë stërvitjet Foto: Ilustrim

Më 6 janar klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani kishte udhëtuar për në Durrës të Shqipërisë për fazën përgatitore për Superligën si dhe Kupën e Kosovës.

Ballkani në Shqipëri përpos që ka zhvilluar fazën përgatitore (stërvitje), klubi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore kundër KF Turbinës, suharekasit shënuan fitore me rezultat 4-1.

Golashënuesit e kësaj ndeshje nga Ballkani ishin: Daku i cili i shënoi dy gola, Jashanica dhe Emerllahu.

Ndërsa pas fazës së parë përgatitore Ballkani është rikthyer në Kosovë.

Të besuarit e Shkëmbit sot iu bashkuan atij dhe stafit të trajnerëve në stërvitje fitnessi.

Trajneri i ri e do të fuqishme dhe të gatshme skuadrën e tij, andaj edhe po praktikon stërvitjet e fitnesit sa më shpesh që po mundet.

Ballkani ndeshjen e parë të sezonit e luan kundër Llapit, në kuadër të Kupës së Kosovës.