[VIDEO] FC Ballkani reagon ndaj golit të dytë të Ferronikelit “a është offside?”

19.04.2019

Në ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Ferronikelit, në kuadër të gjysmëfinales të Digitalb të Kupës së Kosovës, Ferronikeli shënoi fitore me rezultat 2-1, por FC Ballkani në golin e dytë nuk janë të sigurtë se a ishte golë i rregullt. Ndeshja e zhvilluar në Suharekë, fitues ka dalur skuadra mysafire që kësaj radhe ishte Feronikeli. Golat […]

[VIDEO] FC Ballkani reagon ndaj golit të dytë të Ferronikelit “a është offside?” Foto: Ilustrim

Në ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Ferronikelit, në kuadër të gjysmëfinales të Digitalb të Kupës së Kosovës, Ferronikeli shënoi fitore me rezultat 2-1, por FC Ballkani në golin e dytë nuk janë të sigurtë se a ishte golë i rregullt.

Ndeshja e zhvilluar në Suharekë, fitues ka dalur skuadra mysafire që kësaj radhe ishte Feronikeli.

Golat për skuadrën nga Drenasi i shënuan Mevlan Zeka dhe Mendurim Hoti, ndërsa për rezultatin përfundimtar shënoi Berisha i Ballkanit në minutat e fundit të ndeshjes.

Por, sot gjatë një video që postoi në Facebook, klubi i qytetit FC Ballkani, në përshkrim thuhet se “Goli i 2-të i Feronikeli-t a është apo nuk është offside”.

Në atë video shihet momenti i golit të Hotit, ndaj klubit të Ballkanit, ku sipas këtyre të fundit kjo golë ishte e dyshimtë.