FC Ballkani për humbjen nga Llapi: Një betejë e humbur, për një luftë më të fortë

01.03.2021

Dje janë zhvilluar edhe dy ndeshje në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll. Drita ka shënuar fitore në shtëpi në duel me skuadrën e fundit në renditje, Besën, me rezultat 3:1. Kjo fitore, por edhe humbja e Ballkanit në Podujevë ia ka mundësuar Dritës që të rikthehet në pozitën e parë […]

FC Ballkani për humbjen nga Llapi: Një betejë e humbur, për një luftë më të fortë Foto: Ilustrim

Dje janë zhvilluar edhe dy ndeshje në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka shënuar fitore në shtëpi në duel me skuadrën e fundit në renditje, Besën, me rezultat 3:1.

Kjo fitore, por edhe humbja e Ballkanit në Podujevë ia ka mundësuar Dritës që të rikthehet në pozitën e parë pas dy javësh kryesimi të skuadrës portokallezi nga Suhareka.

Ndërkaq, fitore shumë të rëndësishme si vendas ka arritur edhe Llapi, që e ka mundur Ballkanin në “Zahir Pajaziti”, me rezultat 1:0.

Golin e tri pikëve të mëdha për llapjanët e shënoi zëvendësuesi Edon Sadriu, në minutën e 69-të, pak çaste pasi skuadra e tij mbeti me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të portierit Marian Çoriq.

Me këtë fitore, Llapi është ngjitur në pozitën e gjashtë, me 26 pikë, derisa Ballkani tashmë është pozicionuar në pozitën e dytë me 2 pikë më pak se Drita.

Skuadra suharekase përmes një postimi në Facebook, ka shkruar “Një betejë e humbur, për një luftë më të fortë”.

Po ashtu klubi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka shkruar se ishte humbje e dhimbshme në Podujevë.

Postimi i plotë:

Një betejë e humbur, për një luftë më të fortë
Humbje e dhimbeshme në Podujevë, Llapi – Ballkani 1-0
Na priftë e mbara në lojët e radhës