Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani është pajisur me licencë për gara të UEFA-s për edicionin 2020/21.

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi përmes një njoftimi në Facebook.

“Përveç aspektit sportiv dhe formës së lartë të cilën e kemi demonstruar gjatë këtij sezoni duke kryesuar tabelën e klasifikimit në Superligë për javë të tëra dhe duke shfaqur futboll cilësor, krahas perfomancave të larta sportive ne kemi arritur që të paijisemi me licencë për gara të cilat organizohen nën umbrellën e UEFA-së”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:

FC Ballkani paijset me licencë për gara të UEFA-së për edicionin 2020/2021

Përveç aspektit sportiv dhe formës së lartë të cilën e kemi demonstruar gjatë këtij sezoni duke kryesuar tabelën e klasifikimit në Superligë për javë të tëra dhe duke shfaqur futboll cilësor, krahas perfomancave të larta sportive ne kemi arritur që të paijisemi me licencë për gara të cilat organizohen nën umbrellën e UEFA-së.

Licencimi i FC Ballkani-it është duke ndodhur dy vite rreshtë gjë e cila dëshmon për ngritje të kapaciteteve në aspektin formal, juridik, administrativ, personelit, financiar dhe të infrastrukturës.

Të kthehemi pakës në retrospektiv, ky proces ka filluar me datën 20.01.2020 duke dërguar letër konfrimim për pjesëmarrje në këtë proces, përderisa FC Ballkani gjindej në përgatitje në Antalia (Turqi).

Pas aplikimit formal, kanë pasuar fazat si më poshtë:

kriteri ligjor;
kriteri për personel – administrat dhe çështje sportive;
kriteri financiar;
kriteri për infrastruktur
periudha e infromatave kthyese dhe
vendimi përfundimtar me datën 14.05.2020.

Ne si klub vazhdimisht ju kemi njoftuar për këtë proces, ashtu siç kemi vepruar në kontinuitet po veprojmë edhe tani, duke ju njoftuar menjëhërë në ditën e licencimit për këtë lajm shumë të gëzuar në këtë kohë të rëndë të cilën po e kalon i gjithë globi me pandeminë “Covid 19”.

FC Ballkani falenderon të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me klubin dhe të cilët drejtpëdrejt, ose tërthorazi kanë kontribuar që klubi të përformoj sa më profesional në aspektin administrativ dhe teknik.

Na priftë e mbara 🙏