FC Ballkani nuk ndalet, shënon fitoren e dytë radhazi, mposht Kek-un

23.02.2019

Ballkani ka arritur të shënoi një fitore të lehtë ndaj Kek-ut në javën e 19-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra nga Suhareka shënoi fitore të pastër me rezultatin 3 me 0, kështu duke shënuar fitoren e dytë radhazi në stinorin e ri pranveror. Ishte talenti Blendi Baftiu që ia dha epërsinë e […]

FC Ballkani nuk ndalet, shënon fitoren e dytë radhazi, mposht Kek-un Foto: Ilustrim

Ballkani ka arritur të shënoi një fitore të lehtë ndaj Kek-ut në javën e 19-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Suhareka shënoi fitore të pastër me rezultatin 3 me 0, kështu duke shënuar fitoren e dytë radhazi në stinorin e ri pranveror.

Ishte talenti Blendi Baftiu që ia dha epërsinë e parë Ballkanit në minutën e 32-të, kurse dy golat tjerë u shënuan nga Borce Manevski dhe Besnik Krasniqi.

Pas kësaj fitore, Ballkani ngritet në pozitën e gjashtë me 27 pikë, kurse skuadra e Kek-ut mbetet e fundit në tabelë me vetëm një pikë.