FC Ballkani merr tri pikët përballë Ulpianës dhe vazhdon t’i prijë kampionatit

23.02.2022

Klubi suharekas ka vazhduar me serinë e fitoreve duke mposhtur Ulpianën me rezultat bindës 3-0. Në këtë takim të zhvilluar në Suharekë, Ballkani në pjesën e parë i shënuan dy gola ndërsa një në pjesën e dytë. Me asistimin e Blend Baftiut, në minutën e 41-të Edvin Kuç shënoi një super gol, duke dërguar Ballkanin […]

FC Ballkani merr tri pikët përballë Ulpianës dhe vazhdon t’i prijë kampionatit

Klubi suharekas ka vazhduar me serinë e fitoreve duke mposhtur Ulpianën me rezultat bindës 3-0.

Në këtë takim të zhvilluar në Suharekë, Ballkani në pjesën e parë i shënuan dy gola ndërsa një në pjesën e dytë.

Me asistimin e Blend Baftiut, në minutën e 41-të Edvin Kuç shënoi një super gol, duke dërguar Ballkanin në epërsi, ndërsa në minutën e 44-të u shënua edhe goli i dytë kësaj radhe aksionin e Armend Thaqit e kompletoi Blend Baftiu.

LEXO EDHE:  FC Ballkani reagon për vdekjen e futbollistit Erjon Morina

Në minutat e para të gjysmës së dytë, mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Egzon Qerimit me karton të kuq. Ndërkaq, lideri nuk u ndal së shënuari, Mevlan Zeka e shënoi golin e tretë në minutën e 75-të.

Me këtë fitore, Ballkani i udhëhequr nga trajneri Ilir Daja vazhdon të prijë në Superligën e Kosovës me 42 pikë, kurse Ulpiana në atë të 8-të me 19 pikë.

Etiketat