FC Ballkani me punë, angazhim dhe diciplinë përmbyllë fazën përgatitore në Antalya

29.01.2021

Më 20 dhjetor të vitit të kaluar ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës, klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani. Pas përfundimit të këtij stinori klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ndodhet në pozitën e dytë me gjithsej 38 pikë. Ndërsa më 6 janar të vitit 2021, suharekasit kishin udhëtuar në Shqipëri për fazën përgatitore për […]

FC Ballkani me punë, angazhim dhe diciplinë  përmbyllë fazën përgatitore në Antalya Foto: Ilustrim

Më 20 dhjetor të vitit të kaluar ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës, klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani.

Pas përfundimit të këtij stinori klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ndodhet në pozitën e dytë me gjithsej 38 pikë.

Ndërsa më 6 janar të vitit 2021, suharekasit kishin udhëtuar në Shqipëri për fazën përgatitore për pjesën e dytë të Superligës si dhe Kupën e Kosovës.

Në këtë fazë përgatitore lojtarët e Ballkanit u drejtuan nga pasardhësi i Ismet Munishit, i cili është Bledi Shkëmbi.

Ndërsa menjëherë pas përfundimit të përgatitjeve në Shqipëri, më 16 janar klubi me presidentin Arsim Kabashin kishin udhëtuar për në Antalya të Turqisë.

Atje suharekasit zhvilluan seanca stërvitore njëashtu edhe disa ndeshje miqësore.

Më 18 janar kishte zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në Antalya, ku lojtarët të drejtuar nga Shkëmbi u përballën me FC Jagiellonia. Në këtë ndeshje Ballkani shënoi fitore me rezultat 2-1.

Po ashtu ndeshjet miqësore kishin vazhduar edhe në ditët në vazhdim, ku gjithsej ishin 4 ndeshje dhe në të gjitha këto miqësore suharekasit shënuan fitore me rezultate bindëse.

Ndërsa sot përmes një njoftimi në Facebook, Ballkani ka bërë të ditur se sot kanë përfunduar fazën përgatitore edhe në Antalya.

Sot në mbremje skuadra rikthehet ne Kosovë , do te pushojë dy ditë dhe më pas do te filloj me seancat përgatitore.

Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:

Përfundoj edhe seanca e fundit stërvitore gjatë fazës së dytë përgatitore e cila u zhvillua ne Antalya.

Me punë, angazhim dhe diciplinë përmbyllëm fazën përgaditore prej 14 ditësh në Antalya.

Zhvilluam katër ndeshje kontrolluese prej te cilave arritëm 4 fitore.

Sot në mbremje skuadra rikthehet ne Kosovë , do te pushojë dy ditë dhe më pas do te filloj me seancat përgatitore. Na priftë e mbara.