FC Ballkani me këtë datë fillon përgatitjet, falënderon tifozët për përkrahjen e vazhdueshme ndër vite

02.07.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar për datën kur fillon përgatitjet për sezonin e ardhshëm si dhe ndryshimet në klub. Ballkani ka shkruar në Facebook se sezoni i ardhshëm besojnë se do të sjellë emocione të shumta pasi që në tribuna po kthehen njerëzit më të zjarrtë të sportit “tifozëria”. “Pas përfundimit të sezonit […]

FC Ballkani me këtë datë fillon përgatitjet, falënderon tifozët për përkrahjen e vazhdueshme ndër vite Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar për datën kur fillon përgatitjet për sezonin e ardhshëm si dhe ndryshimet në klub.

Ballkani ka shkruar në Facebook se sezoni i ardhshëm besojnë se do të sjellë emocione të shumta pasi që në tribuna po kthehen njerëzit më të zjarrtë të sportit “tifozëria”.

“Pas përfundimit të sezonit të kaluar dhe një pushimit mjaft të gjatë i kthehemi pjesës përgatitore për sezonin e ardhshëm 2021/22 i cili besoj do të na sjell emocione të shumta sikurse edhe viteve te tjera pasi në tribuna po na kthehen njerëzit më të zjarrtë të sportit ”tifozëria“ andaj shpresojmë që do arrijmë të përgatitemi sa më mirë dhe ti arrijmë ambiciet e klubit”.

Klubi suharekas ka thënë se tashmë kanë bërë disa ndryshime kuadrovike dhe kualitative nga të cilat të njëjtit shpresojnë se do të arrijnë rrugën e duhur drejt sukseseve.

Ballkani ka njoftuar se fillon përgatitjet me datën 05.07.2021 (e hënë) në orën 17:00, grumbullimi i parë do të bëhet në Suharekë, ndërsa më vonë do të vendoset për fazën përgatitore.

Po ashtu skuadra suharekase ka falënderuar qytetarët dhe tifozët për mirëkuptimin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndër vite për klubin, si dhe janë lutur që të kenë mbështetje edhe më të madhe në sezonin vijues.

Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:

Të dashur tifoz

Pas përfundimit të sezonit të kaluar dhe një pushimit mjaft të gjat i kthehemi pjesës përgatitore për sezonin e ardhshëm 2021/22 i cili besoj do të na sjell emocione të shumta sikurse edhe viteve te tjera pasi në tribuna po na kthehen njerzit më të zjarrt të sportit ”tifozeria“ andaj shpresojmë që do arrijmë të përgatitemi sa më mirë dhe ti arrijmë ambiciet e klubit.

Ashtu siç iu kemi njoftuar ditë më parë klubi ynë tashmë ka bërë disa ndryshime kuadrovike dhe kualitative nga të cilat shpresojmë se do të arrijmë të gjejmë rrugën e duhur drejt sukseseve.

Me këtē rast falënderojmë qytetarët dhe tifozët për mirëkuptimin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndër vite për klubin tonë, si dhe lutemi të kemi mbështetjen edhe më të madhe në sezonin vijues.

Skuadra fillon përgatitjet me datën 05.07.2021 (e hënë) në orën 17:00 , grumbullimi i parë do të bëhet në Suharekë, ndërsa më vonë do të vendosim për fazën përgaditore.

Për prurje eventuale të futbollistëve do të njoftoheni me kohë pasi që klubi ka ruajtur pothuajse komplet strukturen e klubit, prandaj mendojmë të bëjm vetem edhe një apo dy lëvizje cilësore.

Me respekt!
FC Ballkani