FC Ballkani me huazim të ri nga Kategoria Superiore e Shqipërisë

29.01.2019

Klubi i Suharekës, FC Ballkani së fundmi është përforcuar me një lojtar në formë huazimi për 6 muaj, nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, Almir Ajzerajn, ku ishte pjesë e klubit të Shqipërisë, Skënderbeu. Pas shumë paraqitjeve të shkëlqyera në sezonin e kaluar tek Flamurtari, ai vendosi që të kthehet përsëri në Shqipëri që të vazhdojë […]

FC Ballkani me huazim të ri nga Kategoria Superiore e Shqipërisë Foto: Ilustrim

Klubi i Suharekës, FC Ballkani së fundmi është përforcuar me një lojtar në formë huazimi për 6 muaj, nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, Almir Ajzerajn, ku ishte pjesë e klubit të Shqipërisë, Skënderbeu.

Pas shumë paraqitjeve të shkëlqyera në sezonin e kaluar tek Flamurtari, ai vendosi që të kthehet përsëri në Shqipëri që të vazhdojë karrierën e tij, por ai atje nuk pati mundësi që të ketë paraqitje shumë të mira sipas klubit korçar dhe vendosi që të kthehet përsëri në Kosovë, tek FC Ballkani.

Këtë huazim e bëri të ditur vetë klubi i qytetit, FC Ballkani ku thuhet se: “Almir Ajazeraj është lojtari i cili i bashkohet rrugëtimit tonë për sezonin pranveror, në formë huazimi nga Skënderbeu me pëlqim tri palësh. Faleminderit klubit të madh shqiptar për mundësinë e bashkëpunimit. Me ardhjen e Almirit edhe zyrtarisht e mbyllim këtë afat kalimtar”.