FC Ballkani me 23 porta të paprekura thyen rekordin e Prishtinës nga sezoni 2018/19

13.06.2022

Përveç shpalljes kampion të Superligës, klubi suharekas ka thyer edhe rekorde. Sipas gazetarit sportiv, Arbon Flugaj, Ballkani e ka mbyllur sezonin me 23 porta te paprekura duke thyer rekordin e Prishtines nga sezoni 2018/19. Poashtu edhe “gardiani” i portës së Ballkanit, Stivi Frashëri ka thyer rekordin e Visar Bekajt. Stivi Frasheri me 21 ndeshje pa […]

FC Ballkani me 23 porta të paprekura thyen rekordin e Prishtinës nga sezoni 2018/19 Foto: Ilustrim

Përveç shpalljes kampion të Superligës, klubi suharekas ka thyer edhe rekorde.

Sipas gazetarit sportiv, Arbon Flugaj, Ballkani e ka mbyllur sezonin me 23 porta te paprekura duke thyer rekordin e Prishtines nga sezoni 2018/19.

Poashtu edhe “gardiani” i portës së Ballkanit, Stivi Frashëri ka thyer rekordin e Visar Bekajt.

Stivi Frasheri me 21 ndeshje pa pranuar gol ka thyer rekordin e Visar Bekajt, i cili kishte 20 “clean sheets” me kryeqytetasit në 2018/19.