FC Ballkani lincecohet për garat evropiane

25.05.2022

Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht, Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së pas shqyrtimit të dokumentacionit të klubeve aplikuese për licencim, në bazë të kritereve të plotësuara ka marrë vendim për licencimin e këtyre klubeve të Superligës së meshkujve, për garat e UEFA-s për edicionin 2022/23: KF BallkaniFC […]

FC Ballkani lincecohet për garat evropiane Foto: Ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht, Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së pas shqyrtimit të dokumentacionit të klubeve aplikuese për licencim, në bazë të kritereve të plotësuara ka marrë vendim për licencimin e këtyre klubeve të Superligës së meshkujve, për garat e UEFA-s për edicionin 2022/23:

KF Ballkani
FC Drita
SC Gjilani
KF Llapi

Ndërkaq nga Liga e Parë e femrave për licencë kanë aplikuar KFF Ep-Com dhe KFF Mitrovica. KFF Mitrovica është licensuar, kurse aplikimi i KFF Ep- Com është refuzuar nga Komisioni i Shkallës së Parë, ndërsa pas ankesës së këtij klubi, Komisioni i Shkallës së Dytë ka vendosur që edhe KFF Ep-Com të licencohet.

Për shkak të mospërmbushjes së të gjitha kritereve të kërkuara nga Superliga e meshkujve nuk janë licencuar FC Prishtina, KF Dukagjini, FC Malisheva dhe KF Drenica.

Klubet e palicensuara, kanë afat ankese sipas rregullores së UEFA-s për licensimin e klubeve për garat evropiane.