FC Ballkani, lider i Superligës së Kosovës

06.03.2021

Dje janë zhvilluar dy ndeshjet e para në kuadër të javës së 23-të në Superligë. Ballkani shënoi fitore në duel me Drenicën në Suharekë, me rezultatin 2:1. Arbër Hoxha (42’) dhe Bajram Jashanica (48’) shënuan golat për Ballkanin, derisa golin e nderit për Drenicën e realizoi Dardan Rogova (86’). Kjo fitore ia mundësoi Ballkanit rikthimin […]

FC Ballkani, lider i Superligës së Kosovës Foto: Ilustrim

Dje janë zhvilluar dy ndeshjet e para në kuadër të javës së 23-të në Superligë.

Ballkani shënoi fitore në duel me Drenicën në Suharekë, me rezultatin 2:1. Arbër Hoxha (42’) dhe Bajram Jashanica (48’) shënuan golat për Ballkanin, derisa golin e nderit për Drenicën e realizoi Dardan Rogova (86’).

Kjo fitore ia mundësoi Ballkanit rikthimin në pozitën e parë në renditje.

Ndeshja e zhvilluar dje ishte paraparë që të luhet nesër (e dielë) më 7 mars, por me kërkesë të klubit të Drenicës dhe me pëlqim të nikoqirit Ballkanit, ishte vendosur që termini i kësaj ndeshje të ndryshojë për shkak të manifestimeve të Epopesë së UÇK-së.

FC Ballkani në drejtim të Bledi Shkëmbit ka 23 ndeshje të zhvilluara, 15 prej tyre të fituara, 3 barazime dhe 5 humbje.

Suharekasit janë në pozitën e parë me gjithsej 48 pikë, duke lënë pas Dritën me 47 pikë, Prishtinën me 44 pikë dhe Gjilanin me 32 pikë.