FC Ballkani kthehet te fitorja, mposht FC Ferizaj

  • 19.09.2022
FC Ballkani kthehet te fitorja, mposht FC Ferizaj

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani pas disfatës që pësoi nga Drita në xhiron e 6-të, tashmë është rikthyer te fitorja duke e mposhtur klubin e Ferizajt.

Suharekasit mposhtën FC Ferizajn me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

Ishte Albion Rrahmani, ai i cili e zhbllokoi rezultatin me golin e tij të realizuar në minutën e 43-të, gol ky i vetmi i realizuar në pjesën e parë.


Ndërkaq, në pjesën e dytë rezultati u dyfishua me golin e Leotrim Bekteshin në minutën e 68-të, gol ky që e çoi rezultatin në 2-0.

Po ashtu, suharekasit u treguan mjaft aktiv, ku në minutën e 76-të pas harkimit nga Armend Thaqi, Meriton Korenica realizoi golin me kokë për 3-0.

Me katër fitore dhe një humbje, Ballkani është ngritur në pozitën e tretë në tabelë me 12 pikë, pesë më pak se lideri Drita (por, kampioni i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara).

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë