Skuadra e Ballkanit po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri.
Klubi futbollistik nga Suhareka së fundmi kanë angazhuar në skuadër trajnerin Besim Isufi.
Pas zgjedhjes së trajnerit tani janë emëruar edhe ndihmësit e tij: Visar Sermaxhaj dhe Edon Gashi.
Trajner kondicional është zgjedhur Alban Shala, ndërsa ‘udhëheqës’ i portierëve do të jetë Labinot Qosa.
Lajmin për kompletimin e stafit të trajnerëve e ka bërë të ditur klubi përmes llogarisë së tyre në Facebook.
Ballkani do të synojë kreun e tabelës në sezonin e ri të Superligës së Kosovës, e për këtë synim tashmë kanë filluar me përforcimin e skuadrës.
Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:
Të dashur tifozë
Klubi i Ballkanit njofton se është kompletuar stafi teknik, i cili ka marrë përsipër drejtimin e skuadrës drejt objektivave që ne kemi! Pasi u emërua në krye të stolit Bekim Isufi, klubi ju prezanton pjesëtarët e tjerë të stafit që kryetrajneri do të ketë në krah.
Ndihmësit e trajnerit Isufi do të jenë Visar Sermaxhaj dhe Edon Gashi teksa Alban Shala do të mbajë pozicionin e trajnerit kondicional. Portierët do të përgatiten nga trajneri Labinot Qosa.
Klubi i Ballkanit i uron stafit teknik punë të mbarë dhe të suksesshme.
Kryetrajner: Bekim Isufi
Ndihmës Trajner: Visar Sermaxhaj
Ndihmës Trajner: Edon Gashi
Trajner Kondicional: Alban Shala
Trajner i portierave: Labinot Qosa
Na priftë e mbara Suharekë