FC Ballkani kalon në epërsi ndaj Llapit, Dellova shënon golin e parë

21.01.2023

FC Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në finalen e Superkupës së Kosovës. Futbollisti, Lumbardh Dellova ka shënuar gol kundër KF Llapit, gol kjo e cila kaloi në epërsi 0:1 të skuadrës nga Suhareka. Dellova shënoi me kokë në minutën e 62-të, pas një harkimi të saktë nga Armend Thaqi. Rikujtojmë se pjesa e […]

FC Ballkani kalon në epërsi ndaj Llapit, Dellova shënon golin e parë Foto: Ilustrim

FC Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në finalen e Superkupës së Kosovës.

Futbollisti, Lumbardh Dellova ka shënuar gol kundër KF Llapit, gol kjo e cila kaloi në epërsi 0:1 të skuadrës nga Suhareka.

Dellova shënoi me kokë në minutën e 62-të, pas një harkimi të saktë nga Armend Thaqi.

Rikujtojmë se pjesa e parë e kësaj ndeshje u mbyll 0:0, pasi që në 45 minutat e parë nuk u regjistrua as ndonjë rast i mirë shënimi nga ndonjëra skuadër.

Megjithatë, në pjesën e parë u pa një karton i kuq. Në minutën e 28-të nga ndeshja u përjashtua Bekim Maliqi i KF Llapit.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në “Titanic Belek Futbol Center”, në Turqi.