FC Ballkani i pandalshëm, mposht edhe Klaksvikun

04.08.2022

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me shifrat 3:2. Ballkani pati paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë, duke krijuar epërsi prej dy golash. Fillimisht realizoi Nazmi Gripshi, në minutën e 30-të, teksa 11 minuta më vonë Meriton Korenica shënoi gol të bukur nga distanca për dyfishim të epërsisë. Portokallezinjtë vazhduan […]

FC Ballkani i pandalshëm, mposht edhe Klaksvikun Foto: Ilustrim

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me shifrat 3:2.

Ballkani pati paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë, duke krijuar epërsi prej dy golash.

Fillimisht realizoi Nazmi Gripshi, në minutën e 30-të, teksa 11 minuta më vonë Meriton Korenica shënoi gol të bukur nga distanca për dyfishim të epërsisë. Portokallezinjtë vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë.

Ishte minuta e 50-të kur Albion Rrahmani shënoi një tjetër gol të bukur për 3:0.

Megjithatë, kur dukej se skuadra e Ilir Dajës po shkonte drejt një fitore të pastër dhe do të bënte hapa të mëdhenj drejt rrethit të ardhshëm, mysafirët arritën të shënojnë dy herë, duke e bërë të paqartë situatën rreth skuadrës e cila do të kalojë tutje.

Të dy golat i shënoi Pal Klettskard, në minutën e 69-të dhe në minutën e 88-të

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Klaksvik.