FC Ballkani – FK Zalgiris, Daja: Duke respektuar kundërshtarin do të bëjmë përpjekjet maksimale
Lidhur me këtë ndeshje të raundit të parë kualifikues të Champions League ka folur edhe trajneri i Ballkanit, Ilir Daja. Trajneri i suharekasve, Ilir Daja theksoi se duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjmë përpjekjet maksimale. Po ashtu, ai ka thënë se ata ishin përgatitur që përpara hedhjes së shortit se çdo kundërshtar do […]
Lidhur me këtë ndeshje të raundit të parë kualifikues të Champions League ka folur edhe trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.
Trajneri i suharekasve, Ilir Daja theksoi se duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjmë përpjekjet maksimale.
Po ashtu, ai ka thënë se ata ishin përgatitur që përpara hedhjes së shortit se çdo kundërshtar do të ishte i fortë, kjo pasi që ishin në vazon e favoritëve.
“Ne jemi përgatitur që përpara hedhjes së shortit se çdo kundërshtarë që do të na caktonte shorti ishte i fortë sepse ata ishin në vazon e favoriteve, jo vetëm nga cilësia por edhe eksperienca në pjesmarrjen në kompeticionet europiane. Një nga këto është edhe Zalgiris 9 herë fitues i kampionatit dhe 13herë fitues i Kupës në Lituani.
Duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjm përpjektet maksimale që të marrim më të miren e mundshme nga ndeshja e pare qe zhvillohet ne Kosovë”, tha trajneri Daja.