FC Ballkani falënderon Lirinë dhe Feronikelin për shfrytëzim të stadiumit

22.09.2022

Ballkani është rikthyer në shtëpi pas disa muajsh mungesë. Fusha e stadiumit në Suharekë është rinovuar, teksa suharekasit kanë zhvilluar ndeshjet jashtë shtëpisë së tyre. Kampioni në fuqi disa ndeshje i zhvilloi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë e një tjetër në Drenas, ndërsa stërvitjet i kanë mbajtur në ‘Përparim Thaçi’ në Prizren. Suharekasit kanë […]

FC Ballkani falënderon Lirinë dhe Feronikelin për shfrytëzim të stadiumit Foto: Ilustrim

Ballkani është rikthyer në shtëpi pas disa muajsh mungesë.

Fusha e stadiumit në Suharekë është rinovuar, teksa suharekasit kanë zhvilluar ndeshjet jashtë shtëpisë së tyre.

Kampioni në fuqi disa ndeshje i zhvilloi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë e një tjetër në Drenas, ndërsa stërvitjet i kanë mbajtur në ‘Përparim Thaçi’ në Prizren.

Suharekasit kanë falënderuar Lirinë dhe Feronikelin, për lejimin për shfrytzëim të stadiumeve të tyre.

Postimi i plotë i FC Ballkanit:

Në momentet më kulminante të klubit tonë FC Ballkani që nga themelimi i tij, dëshirojmë të ndajmë kohën dhe të reflektojmë tek Miqtë tanë të cilët në dinamikën e madhe në të cilën është klubi, për asnjë moment nuk hezituan të na asistojne në ofrimin e infrastrukturës dhe aseteve të tyre.

Këto klube me traditë në futbollin kosovar na kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre atëherë kur ne kishim nevojë më së shumti pasi ishim në renovim në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Faleminderit përzemërsisht
Liria Fc dhe Fc Feronikeli
Shumë suksese ne rrugëtimin tuaj.
Shtëpia jonë është edhe shtëpia juaj.