FC Ballkani eleminohet nga gara për Kupën e Kosovës
- 15.03.2023

Kanë përfunduar shumica e ndeshjeve në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Prishtina e ka eliminuar Ballkanin nga gara e dytë më e madhe në futbollin kosovar, pasi triumfoi 2-0.
Fillimisht, skuadra nga Suhareka kaloi në epërsi në minutën e 10-të përmes Albion Rrahmanit, mirëpo dy minuta më vonë, pas një rishikimi në VAR, ajo u anulua për pozicion jashtë loje.

Rikujtojmë se FC Ballkani në pesë ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje dhe tri barazime.