FC Ballkani e mohon: Nuk kemi biseduar asnjëherë me Besart Berishën

14.09.2021

Gjatë ditës së djeshme është bërë bujë e madhe rreth ardhjes së Besart Berishës në futbollin kosovar. Gjithashtu, përveç kësaj është raportuar se klubi suharekas, Ballkani ka arritur marrëveshje me sulmuesin veteran. Por një gjë e tillë është mohur, ku ka qenë vet Ballkani që ka mohuar marrëveshjen me ish-sulmuesin e Melbourne Victory, Besart Berishës. […]

FC Ballkani e mohon: Nuk kemi biseduar asnjëherë me Besart Berishën Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme është bërë bujë e madhe rreth ardhjes së Besart Berishës në futbollin kosovar.

Gjithashtu, përveç kësaj është raportuar se klubi suharekas, Ballkani ka arritur marrëveshje me sulmuesin veteran.

Por një gjë e tillë është mohur, ku ka qenë vet Ballkani që ka mohuar marrëveshjen me ish-sulmuesin e Melbourne Victory, Besart Berishës.

Sidoqoftë, Ballkani i ka uruar ish-lojtarit të Kombëtares sonë suksese në karrierë.

Njoftimi i plotë:

Reagim për opinionin

Të dashur futbolldashës

Lidhur me lajmin nga disa media për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Besart Berisha.

Këto lajme ne si klub i demantojmë pasi që nuk kemi zhvilluar asnjë bisedë me futbollistin Besart Berisha.

Sidoqoftë shfrytëzojmë rastin t’i urojmë ish-lojtarit të Kombtares sonë suksese në karrierë.