FC Ballkani dorëzon dokumentacionet lidhur me licencimin për gara të UEFA-s

Klubi futbollistik mga Suhareka, Ballkani përmes një postimi në Facebook ka bërë një njoftim për publikun lidhur me procesin e licencimit për gara të UEFA-s.

Sipas njoftimit të FC Ballkanit, tashmë klubi ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm sipas rregullorës në fuqi brenda afateve ligjore.

Dokumentacionet që i ka dorëzuar Ballkani janë: Njoftimin formal për aplikim, dokumentacionin për kriterin ligjor, dokumentacionin për personel -administrat dhe çështje sportive, kriterin financiar, kriterin për infrastruktur.

Postimi i plotë i FC Ballkanit:

Njoftim për publikun lidhur me procesin e licencimit për gara të UEFA-së.

Duke i’u falenderuar teknologjis kemi arritur që në këto ditë izolimi te punojmë nga distanca për çështje të klubit, sikurse puna e licencimit të klubit për gara Europiane.

Përveç plasmanit sportiv i cili është i nevojshëm për t’u paraqitur në gara Europiane, është obligative që të përmbushim edhe kriteret administrative nëpër faza të përcaktuara në rregullore për licencim.

FC Ballkani deri me sot ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm sipas rregullorës në fuqi brenda afateve ligjore, duke dorëzuar:

  • njoftimin formal për aplikim;
  • dokumentacionin për kriterin ligjor;
  • dokumentacionin për personel – administrat dhe çështje sportive;
  • kriterin financiar;
  • kriterin për infrastruktur.

Tani e tutje presim informata kthyese nga departamenti për licencim në FFK, të cilët i falenderojmë për çasje profesionale, të afërt dhe shumë bashkëpunuese.

Rri në shtëpi, puno online dhe shpëto jetë.

Na priftë e mbara.