FC Ballkani – CFR Cluj, UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen e Ligës së Konferencës

06.09.2022

Me fillim prej orës 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillohet ndeshja në mes të FC Ballkanit dhe klubit rumun, CFR Cluj. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të fazës së grupeve të njërës ndër kompeticionet më të mëdha evropian, Liga e Konferencës. Ndërkaq, tashmë shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët që […]

FC Ballkani – CFR Cluj, UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen e Ligës së Konferencës Foto: Ilustrim

Me fillim prej orës 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillohet ndeshja në mes të FC Ballkanit dhe klubit rumun, CFR Cluj.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të fazës së grupeve të njërës ndër kompeticionet më të mëdha evropian, Liga e Konferencës.

Ndërkaq, tashmë shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë për këtë ndeshje.

UEFA i ka besuar gjyqtarit zviceran, Urs Schyder, kjo si gjyqtar kryesor në këtë takim.

Schyder do të ndihmohet nga Marco Zurcher dhe Zurcher Benjamin, teksa Sven Wolfensberger do të jetë gjyqtar i katërt.