FC Ballkani – CFR Cluj, sot mbahet konferenca për media
07.09.2022
Nesër klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani do të përballet ndaj klubit rumun, CFR Cluj në kuadër të fazës së grupeve në Conference League. Aventura evropiane për FC Ballkanin fillon me një ndeshje jo edhe e lehtë, duke marrë parasysh edhe arritjen e klubit rumun deri në këtë fazë. Para këtij takimi, sot me fillim nga […]
Nesër klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani do të përballet ndaj klubit rumun, CFR Cluj në kuadër të fazës së grupeve në Conference League.
Aventura evropiane për FC Ballkanin fillon me një ndeshje jo edhe e lehtë, duke marrë parasysh edhe arritjen e klubit rumun deri në këtë fazë.
Para këtij takimi, sot me fillim nga ora 17:00, trajneri Ilir Daja dhe mbrojtësi, Lumbardh Dellova do të dalin në konferencë për media.
Ndryshe, ndeshja mes Ballkanit dhe Cluj zhvillohet në ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.