FC Ballkani arrin në Turqi për fazën përgatitore, sot zhvillon miqësoren e parë

27.07.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani gjatë ditës së djeshme ka arritur në Turqi, ku edhe do të vazhdojë stërvitjet për fazën përgatitore. Ballkani pasi u prit nga pala turke, u akomodua në hotel dhe pasditen e djeshme ka zhvilluar seancën e parë stërvitore. Po ashtu edhe sot skuadra suharekase do të zhvillojë stërvitjen e radhës, […]

FC Ballkani arrin në Turqi për fazën përgatitore, sot zhvillon miqësoren e parë Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani gjatë ditës së djeshme ka arritur në Turqi, ku edhe do të vazhdojë stërvitjet për fazën përgatitore.

Ballkani pasi u prit nga pala turke, u akomodua në hotel dhe pasditen e djeshme ka zhvilluar seancën e parë stërvitore.

Po ashtu edhe sot skuadra suharekase do të zhvillojë stërvitjen e radhës, ku pasdite do të zbresë në fushë për të zhvilluar miqësoren e parë.

Suharekasit në drejtim të Bekim Isufit, do të testojnë veten në miqësoren ndaj vendasve të Kayserispor.

Njoftimi i Ballkanit:

Të dashur tifozë

Skuadra ka mbërritur në Turqi, aty ku do të kryejë fazën përgatitore. Pas pritjes së ngrohtë nga pala turke, ekipi u akomodua në hotel dhe pasdite ka zhvilluar seancën e parë stërvitore.

Ditën e nesërme skuadra do të zhvillojë stërvitjen e radhës teksa pasdite do të zbresë në fushë për miqësoren e parë. Pasdite, ekipi do të testojë veten në miqësoren ndaj vendasve të Kayserispor.

Na priftë e mbara Suharekë