FC Ballkani arrin marrëveshje me futbollistin e njohur shqiptar

31.07.2021

Klubi Futbollistik “Ballkani” aktualisht është në Turqi aty ku po e zhvillon edhe fazën përgatitore para nisjes se kampionatit i cili pritet të jetë mjaftë interesant. Klubi “portokalli” këto ditë është angazhuar edhe në prurjen e futbollistëve të rinj të cilët do ta bartin barrën kryesore në sezonin e ri. Gazeta “Sheshi” mëson se skuadra […]

Klubi Futbollistik “Ballkani” aktualisht është në Turqi aty ku po e zhvillon edhe fazën përgatitore para nisjes se kampionatit i cili pritet të jetë mjaftë interesant.

Klubi “portokalli” këto ditë është angazhuar edhe në prurjen e futbollistëve të rinj të cilët do ta bartin barrën kryesore në sezonin e ri.

Gazeta “Sheshi” mëson se skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka arritur marrëveshje më portierin e njohur shqiptar, Stivi Frashëri.

Prezantimi i portierit pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.

‘Gardiani’ shqiptar së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Teutës së Durrësit, aty edhe ku u shpall kampion i Shqipërisë.