05.10.2019, 9:29

FBK shpërblen me mijëra euro klubet e Superligës së basketbollit kosovar

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot ka marrë vendim që të vazhdojë t’i shpërblejë klubet e Superligës së Kosovës dhe Superligës së Femrave për rezultatet e arritura në edicionin 2019/20, thuhet në njoftimin e FBK.

Por që kësaj radhe risia është se Bordi i FBK-së ka vendosur ta shtojë edhe një fond të shpërblimeve për Superligën e Kosovës konform Rregullores mbi të Drejtat dhe Transmetimet Audio Vizuale, e që ky fond është siguruar nga të hyrat nga të drejtat audio vizuale të Superligës së Kosovës, më saktësisht nga partneri medial i FBK-së, kompania ART MOTION, me të cilin FBK-ja ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe me të cilin kanë hyrë në vitin e dytë të bashkëpunimit.

Nga fondi i shpërblimeve të FBK-së skuadra kampione e elitës së basketbollit kosovar do të vazhdojë të shpërblehet me 12,000.00 euro, ndërsa ekipit nënkampion do t’i takojnë 6,000.00 euro.

LEXO EDHE:  Ibrahimovic pranë kalimit në ekipin e famshëm evropian

Skuadrat që do të arrijnë të sigurojnë nga një vend në katërshen e madhe të elitës së basketbollit kosovar do të shpërblehen me nga 3,000.00 euro.

Skuadra kampione në Superligën e Femrave do të shpërblehet me shumën 4,000.00 euro.

Ndërkaq nga fondi i të hyrave nga të drejtat audio vizuale të Superligës së Kosovës, pra nga partneri medial i FBK-së, kompania ART MOTION, secilit klub të elitës së basketbollit kosovar (gjithsej 9) do t’i takojnë nga 2,000.00 Euro, ndërsa për skuadrat pjesëmarrëse në play-off ndarja do të jetë:

1. 8,000.00 EURO (vendi i parë);

2. 4,000.00 EURO (vendi i dytë);

3. 2,000.00 EURO (vendi i tretë);

4. 2,000.00 EURO  (vendi i katërt).

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.