Fati i Pirlos dhe Ronaldos i paqartë, Juventusi mes Allegrit dhe Zidane

24.05.2021

E vetmja qartësi në shtëpinë e Juventusit është kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm. Me këtë arritje, bardhezinjtë hoqën një barrë të madhe ekonomike ndërsa tani duhen zgjidhur disa çështje me rëndësi dhe shumë delikate siç janë trajneri dhe fati i Cristiano Ronaldos. Ajo që bie në sy është lënia jashtë formacioni e […]

Fati i Pirlos dhe Ronaldos i paqartë, Juventusi mes Allegrit dhe Zidane Foto: Ilustrim

E vetmja qartësi në shtëpinë e Juventusit është kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm. Me këtë arritje, bardhezinjtë hoqën një barrë të madhe ekonomike ndërsa tani duhen zgjidhur disa çështje me rëndësi dhe shumë delikate siç janë trajneri dhe fati i Cristiano Ronaldos.

Ajo që bie në sy është lënia jashtë formacioni e sulmuesit portugez në ndeshjen më të rëndësishme ndaj Bolognas e cila u konfirmua si zgjedhje teknike.

Me pak fjalë, pa Ronaldon, Juventusi luan më mirë ndoshta dhe nga ana tjetër janë 29 golat e realizar nga portugezi, disa tepër deçiziv për skuadrën gjatë të gjithë sezonit.

Gjithsesi as kualifikimi në Champions nuk e ka qartësuar të ardhmen e Ronaldos për të cilin mund të vendosë edhe trajneri i ardhshëm i Juventusit.

Në fakt, Pirlo deklaroi pas ndeshjes se e shikon veten ende te “Zonja e Vjetër” dhe dyshimet për të qëndrojnë për luhatjet që pësoi skuadra në sezonin që u mbyll.

Për drejtuesit, kualifikimi në Champions i ka dhënë frymëmarrje arkës së klubit nga ku mund të lejohet një trajner “top” siç është Allegri apo Zidane. I pari e njeh mirë ambientin ndërsa francezi do të rikthehej në shtëpi pas viteve të arta si lojtar.

Janë ditë deçizive për Juventusin dhe deri më 30 Qershor, Juventusi duhet të ketë konfirmuar Pirlon ose trajnerin e ri dhe bashkë me ta lidhet edhe e ardhmja e Ronaldos.