Fantastike, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Prishtina-Ballkani

04.09.2022

Stadiumi ”Fadil Vokrri” sonte do të jetë mbushur plotësisht në ndeshjen Prishtina-Ballkani. Kështu ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti, përmes një njoftimi në faqen zyrtare. “FC Prishtina njofton të interesuarit rreth ndeshjes FC Prishtina – FC Ballkani se të gjitha biletat e vëna në dispozicion nga klubi janë shitur.”, thuhet në njoftim. Ndeshja mes […]

Fantastike, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Prishtina-Ballkani Foto: Ilustrim

Stadiumi ”Fadil Vokrri” sonte do të jetë mbushur plotësisht në ndeshjen Prishtina-Ballkani.

Kështu ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“FC Prishtina njofton të interesuarit rreth ndeshjes FC Prishtina – FC Ballkani se të gjitha biletat e vëna në dispozicion nga klubi janë shitur.”, thuhet në njoftim.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit luhet sonte më fillim nga ora 20:00.

Njoftimi i plotë:

FALEMINDERIT!

Shiten të gjitha biletat e ndeshjes FC Prishtina – FC Ballkani

FC Prishtina njofton të interesuarit rreth ndeshjes FC Prishtina – FC Ballkani se të gjitha biletat e vëna në dispozicion nga klubi janë shitur.

Kujtojmë se hyrja për ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë falas në sektorët jug ku janë vendosur tifozët tanë “Plisat” dhe veri për ata mysafirë.

Tifozët dhe adhuruesit e Prishtinës që kanë mbetur pa biletë, mund të vendosen në sektorin e veriut ku vetëm një pjesë do të jetë e zënë me tifozët të Ballkanit.

Biletat për këtë sektorë shpërndahen afër zyrave të klubit.

Ndeshja FC Prishtina – FC Ballkani zhvillohet sonte (e diel, 4 shtator) nga ora 20:00 dhe i takon xhiros së pestë të Albi Mall Superligës ë Kosovës në futboll.

perparabardhekalter