Fair Play financiar, detyron PSG të vendos në mes të Mbappe dhe Neymar
- 24.12.2018

Skuadra franceze, ka rënë në ‘grackë’ nga Fair Play financiar, duke u detyruar ta shesë njërin nga dy yllat e PSG-së, Neymar apo Mbappe.
PSG do të detyrohet ta shesë njerin nga këta lojtarë, për arsye që të shpëtojë nga pezullimi i Champions League, për shkak të Fair Play financiar.
PSG pasi detyrohet ta shesë njërin nga këta dy lojtarë, duhet të arkëtojë 170 milionë euro. Këtë shifër klubi që po dominon prej shumë vitesh futbollin francez mund ta sigurojë vetëm duke shitur një nga dy “yje” e afruar së fundmi, brazilianin Neymar ose talentin Kylian Mbappe.
Në pritje që çështja të zgjidhet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, PSG duhet patjetër të rregullojë shifrat e bilancit, nëse nuk dëshiron të përjashtohet nga Evropa. Shitja e një lojtari shumë të rëndësishëm duket rruga më e lehtë.
Për brazilianin PSG pagoi shumën rekord 222 milionë euro, që shkoi në arkat e Barcelonës, ndërsa në total Mbappe i ka kushtuar 180 milionë euro, të përfituara nga Monaco. Të dy lojtarët u interesojnë shumë klubeve të mëdha evropiane, veçanërisht dy gjigantëve spanjollë, Realit dhe Barcelonës.