Europa League, sonte mësohen çiftet gjysmëfinale

15.04.2021

Pas përfundimit të çerekfinaleve të Champions League-s, sonte rikthehen ato të Europa League-s, ku do të mësojmë çiftet gjysmëfinale. Manchester United do të zhvillojë ndeshjen e dytë ndaj Granada-s, ku klubi anglez në drejtim të Solskjaer në ndeshjen e parë kishte arritur të fitonte me rezultat 2-0. Në anën tjetër Roma e pret në “Olimpico” […]

Europa League, sonte mësohen çiftet gjysmëfinale

Pas përfundimit të çerekfinaleve të Champions League-s, sonte rikthehen ato të Europa League-s, ku do të mësojmë çiftet gjysmëfinale.

Manchester United do të zhvillojë ndeshjen e dytë ndaj Granada-s, ku klubi anglez në drejtim të Solskjaer në ndeshjen e parë kishte arritur të fitonte me rezultat 2-0.

Në anën tjetër Roma e pret në “Olimpico” klubin holandez, Ajaxin, ku klubi italian në ndeshje e parë kishte arritur të fitonte me rezultat 2-1.

Ndërsa skuadra angleze Arsenal duhet të shënojë fitore ndaj Slavia Pragës për të siguruar gjysmëfinalen e kësaj gare pas barazimit 1-1 në ballafaqimin e parë ndërmjet tyre.

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Villarealit dhe Dinamos së Zagrebit. Sfida e parë mes tyre përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të skuadrës spanjolle.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 21:00.

Etiketat

Ofertat e fundit