Europa League, Ajax – Roma, formacionet zyrtare

08.04.2021

Pas përfundimit të ndeshjeve çerekfinale të Champions League, sonte rikthehen ndeshjet çerekfinale të Europa League. Sonte ky kompeticion pritet të sjellë ndeshjet tejet interesante. Ndeshja që pritet të marrë vëmendjen është ajo e Ajax ndaj Romës. Po ashtu sonte do të zhvillohet edhe ndeshja Arsenal-Slavia Prague. Manchester United do të përballet me Granadan me fillim […]

Europa League, Ajax – Roma, formacionet zyrtare Foto: Ilustrim

Pas përfundimit të ndeshjeve çerekfinale të Champions League, sonte rikthehen ndeshjet çerekfinale të Europa League.

Sonte ky kompeticion pritet të sjellë ndeshjet tejet interesante.

Ndeshja që pritet të marrë vëmendjen është ajo e Ajax ndaj Romës.

Po ashtu sonte do të zhvillohet edhe ndeshja Arsenal-Slavia Prague.

Manchester United do të përballet me Granadan me fillim nga ora 21:00. Të drejtuarit e Ole Gunnar Solskjaer konsiderohen si favoritë në këtë takim, megjithatë në këto ndeshje epiteti i favoritit mund të ndikojë negativisht.

Një tjetër ndeshje që do të zhvillohet është ajo në mes Dinamo Zagreb dhe Villareal.

Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen me fillim prej orës 21:00.

Formacionet
Ajax: Kjell Scherpen, Jurrien Timber, Edson Alvarez, Lisandro Martinez, Nicolas Tagliafico, Ryan Gravenberch, Davy Klaassen, Devyne Rensch, David Neres, Dusan Tadic, Antony.

Trajner: Erik ten Hag

Roma: Pau Lopez, Gianluca Mancini, Bryan Cristante, Roger Ibanez, Bruno Peres, Gonzalo Villar, Jordan Veretout, Leonardo Spinazzola, Lorenzo Pellegrini, Pedro Rodriguez, Edin Dzeko.

Trajner: Paulo Fonseca