Tashmë edhe zyrtarisht ka filluar Kampionati Evropian “EURO2020”. Në situata normale ky kampionat do duhej të zhvillohej në vitin që lamë pas, por pandemia COVID-19 ka bërë që të shtyhet për vitin aktual.

Ndeshja hapëse e këtij kampionati ishte ajo në mes të Turqisë dhe Italisë që u zhvillua gjatë mbrëmjes së djeshme me fillim nga ora 21:00.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin Olimpico të Romës, ku djelmoshat e Roberto Mancinit fituan këtë ndeshje me rezultat bindës 3-0.

Poashtu në vazhdën e ndeshjeve, Kampionati Evropian “EURO2020” vazhdon sot me tri super ndeshje.

Dueli i radhës është ai në Grupin A, në mes të Uellsit dhe Zvicrës, ku kjo ndeshje fillon nga ora 15:00.

Në këtë ndeshje pritet që të mos mungojnë tre shqiptarët, ku pritet që të jenë edhe startues Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.

Po ashtu gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy super ndeshje të tjera, ato të Grupit B.

Me fillim nga ora 18:00 do të përballet Danimarka me Finlandës, ndërsa nga ora 21:00 do të zhvillohet edhe ndeshja Belgjika – Rusia./SuharekaOnline/