EURO2020 vazhdon sot me tri super ndeshje

18.06.2021

Kampionati Evropian “EURO2020” vazhdon edhe sot me tri super ndeshje, ku do të jetë me plot emocione. Tashmë edhe zyrtarisht Belgjika dhe Holanda janë kualifikuar në fazën tjetër të Kampionatit Evropian. Ndërsa sonte kualifikim mund ta sigurojë edhe Anglia, nëse arrit ta mposht Skocinë. Kombëtarja Angleze ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat 1-0 […]

EURO2020 vazhdon sot me tri super ndeshje Foto: Ilustrim

Kampionati Evropian “EURO2020” vazhdon edhe sot me tri super ndeshje, ku do të jetë me plot emocione.

Tashmë edhe zyrtarisht Belgjika dhe Holanda janë kualifikuar në fazën tjetër të Kampionatit Evropian.

Ndërsa sonte kualifikim mund ta sigurojë edhe Anglia, nëse arrit ta mposht Skocinë.

Kombëtarja Angleze ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Kroacisë, derisa sonte luajnë ndaj Kombëtares Skoceze me fillim prej orës 21:00.

Për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, Kroacia duhet të fitojë patjetër ndaj Republikës së Çekisë, ndeshje kjo që zhvillohet sot me fillim prej orës 18:00.

Poashtu ndeshje tejet interesante do të zhvillohet me fillim prej orës 15:00, kjo në kuadër të Grupit E.

Kombëtarja e Suedisë kampionatin evropian e ka filluar me barazim, duke i ndarë pikët me Kombëtaren e Spanjës, ndërsa sonte do të kërkojë vetëm fitore ndaj Slovakisë.