EURO2020 vazhdon sot me tri super ndeshje

13.06.2021

Tashmë edhe zyrtarisht ka filluar Kampionati Evropian “EURO2020”. Në situata normale ky kampionat do duhej të zhvillohej në vitin që lamë pas, por pandemia COVID-19 ka bërë që të shtyhet për vitin aktual. Ndeshja hapëse e këtij kampionati ishte ajo në mes të Turqisë dhe Italisë që u zhvillua më 11 qershor me fillim nga […]

EURO2020 vazhdon sot me tri super ndeshje Foto: Ilustrim

Tashmë edhe zyrtarisht ka filluar Kampionati Evropian “EURO2020”. Në situata normale ky kampionat do duhej të zhvillohej në vitin që lamë pas, por pandemia COVID-19 ka bërë që të shtyhet për vitin aktual.

Ndeshja hapëse e këtij kampionati ishte ajo në mes të Turqisë dhe Italisë që u zhvillua më 11 qershor me fillim nga ora 21:00, ku djelmoshat e Roberto Mancinit fituan këtë ndeshje me rezultat bindës 3-0.

Poashtu në vazhdën e ndeshjeve, Kampionati Evropian “EURO2020” vazhdon sot me tri super ndeshje.

Dueli i radhës është ai në Grupin D, në mes të Anglisë dhe Kroacisë, ku kjo ndeshje fillon nga ora 15:00.

Po ashtu gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy super ndeshje të tjera, ato të Grupit C.

Me fillim nga ora 18:00 do të përballet Austria me Maqedoninë e Veriut, ndërsa nga ora 21:00 do të zhvillohet edhe ndeshja Holanda – Ukraina./SuharekaOnline/