EURO 2020 vazhdon sot me katër super ndeshje

21.06.2021

Kampionati Evropian “EURO 2020” sot do të vazhdojë edhe me disa ndeshje tejet interesante. Kësaj here ky kampionat vjen me një agjendë më të ngjeshur, ku do të zhvillohen katër ndeshje. Këto super sfida do të jenë të raundit të tretë dhe të fundit në grupet B dhe C. Duke filluar nga ora 18:00, në […]

EURO 2020 vazhdon sot me katër super ndeshje Foto: Ilustrim

Kampionati Evropian “EURO 2020” sot do të vazhdojë edhe me disa ndeshje tejet interesante.

Kësaj here ky kampionat vjen me një agjendë më të ngjeshur, ku do të zhvillohen katër ndeshje.

Këto super sfida do të jenë të raundit të tretë dhe të fundit në grupet B dhe C.

Duke filluar nga ora 18:00, në kuadër të Grupit C do të ballafaqohen kombëtarja e Ukrainës me atë të Austrisë.

Po ashtu në të njëjtën orë do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Holandës.

Ndërsa nga ora 21:00, në kuadër të Grupit B do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante.

Me fillim nga ora 21:00 do të luhen ndeshjet Finlandë – Belgjikë dhe Rusi – Danimarkë.

Ky grup kryesohet nga Belgjika me gjashtë pikë, e ndjekur nga Rusia me tri po aq sa ka edhe Finlanda, ndërsa Danimarka pozicionohet e fundi pa asnjë pikë.