Euro 2020 vazhdon sot me dy super ndeshje
Në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020” sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje tejet interesante, të cilat premtojnë spektakël. Këto ndeshje tashmë janë të vlefshme për kalim në fazën çerekfinale të këtij kampionati. Gjatë ditës së djeshme u zhvilluan ndeshjet Holanda – Çekia dhe Belgjika – Portugalia. Çekët arritën të shënojnë fitore me rezultat […]
Në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020” sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje tejet interesante, të cilat premtojnë spektakël.
Këto ndeshje tashmë janë të vlefshme për kalim në fazën çerekfinale të këtij kampionati.
Gjatë ditës së djeshme u zhvilluan ndeshjet Holanda – Çekia dhe Belgjika – Portugalia.
Çekët arritën të shënojnë fitore me rezultat 0-2, kështu duke e eliminuar Holandën, ndërsa Belgjika e mposhti Portugalinë me rezultat minimal 1-0, por kjo i kushtoi portugezëve me eliminim nga ky kompeticion.
Ndërsa sot me fillim prej orës 18:00 në stadiumin “Parken” në Kompenhagë do të zhvilloht ndeshja Kroaci – Spanjë.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme është ajo ndërmjet Francës dhe Zvicrës e cila fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në “Nacional Arena” të Busharestit.