“Euro 2020”, të gjitha çiftet dhe orari i ndeshjeve

24.06.2021

Janë kompletuar të gjitha çiftet që do të luftojnë në raundin eliminim-direkt në Kampionatin Evropian EURO20. Ndeshjet pritet të fillojnë nga e shtuna. Kombëtarja e Gjermanisë, Portugalisë dhe Francës janë skuadrat e fundit që kanë siguruar vend në mesin e 16 më të mira në “Euro 2020”. Fillimisht do të luftohet për një vend në […]

“Euro 2020”, të gjitha çiftet dhe orari i ndeshjeve Foto: Ilustrim

Janë kompletuar të gjitha çiftet që do të luftojnë në raundin eliminim-direkt në Kampionatin Evropian EURO20.

Ndeshjet pritet të fillojnë nga e shtuna.

Kombëtarja e Gjermanisë, Portugalisë dhe Francës janë skuadrat e fundit që kanë siguruar vend në mesin e 16 më të mira në “Euro 2020”.

Fillimisht do të luftohet për një vend në çerekfinale, e më pas gjysmëfinalja dhe në fund finalja e madhe që zhvillohet në “Wembley”.

Belgjikë – Portugali dhe Gjermani – Angli pritet të jenë ndeshjet më interesante në fazën e ardhshme.

Këto janë të gjitha çiftet:

Belgjika – Portugalia
Anglia – Gjermania
Kroacia – Spanja
Italia – Austria
Uells – Danimarka
Holanda – Çekia
Suedia – Ukraina
Franca – Zvicra

Këto ndeshje do të zhvillohen duke filluar nga data 26 deri më 29 qershor.