Euro 2020, Portugali – Francë, formacionet e mundshme

23.06.2021

Sot do të mbyllet faza e grupeve të Kampionatit Evropian Euro 2020 me katër ndeshjet që do të zhvillohen në kuadër të rrethit të tretë të Grupeve E dhe F. Me fillim prej orës 21:00 do të zhvillohet ndeshja në mes të Kombëtares së Portugalisë dhe asaj të Francës. Franca e kryeson Grupin F me […]

Euro 2020, Portugali – Francë, formacionet e mundshme Foto: Ilustrim

Sot do të mbyllet faza e grupeve të Kampionatit Evropian Euro 2020 me katër ndeshjet që do të zhvillohen në kuadër të rrethit të tretë të Grupeve E dhe F.

Me fillim prej orës 21:00 do të zhvillohet ndeshja në mes të Kombëtares së Portugalisë dhe asaj të Francës.

Franca e kryeson Grupin F me katër pikë të mbledhura pas dy ndeshjeve të para, ndërsa Kombëtarja e Portugalisë renditet në vendin e tretë me tri pikë, por ka pikë të barabarta me Kombëtaren e Gjermanisë, e cila ndodhet në vendin e dytë.

Ndeshja Portugali – Francë do të luhet në stadiumin “Pushkas Arena” në Budapest.

Formacionet e mundshme:

Portugali: (4-2-3-1): Patricio; Semedo, Pepe, Dias, Guerreiro; Carvalho, Pereira; Silva, Fernandes, Jota; Ronaldo

Francë: (4-1-2-1-2): Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez; Kante; Pogba, Rabiot; Griezmann; Benzema, Mbappe