EURO 2020, formacionet e mundshme: Uellsi – Zvicra

EURO 2020, formacionet e mundshme: Uellsi – Zvicra
Çlirim Gashi

12.06.2021 / Sport

Edhe sot vazhdon Kampionati Evropian “EURO 2020” me tri super ndeshje.

Me fillim nga ora 15:00 Uellsi – Zvicra do të takohen në kuadër të Kampionatit Evropian.

Uellsi e Zvicra gjenden në grupin A, së bashku me Italinë dhe Turqinë, ku gjatë mbrëmjes së djeshme italianët shënuan fitore me rezultat 3-0 ndaj turqve.

Ndeshja Uellsi – Zvicra zhvillohet në stadiumin “Baku Olympic Stadium”.

Formacionet e mundshme

Uells: Ward, Mempham, Rodon, Davies, Norrington-Davies, Morrell, Ramesey, Roberts, Bales, James, Wilson.

Zvicra: Sommer, Elvedi, Akanji, Schar, Mbabu, Xhaka, Freuler, Rodriguez, Shaqiri, Seferovic, Gavranovic.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy ndeshje interesante, me fillim nga ora 18:00 do të përballet Danimarka me Finlandën, ndërsa nga ora 21:00 do të zhvillohet edhe ndeshja Belgjika – Rusia./SuharekaOnline/

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit