Euro 2020, dy çiftet gjysmëfinaliste dhe orari i ndeshjeve

05.07.2021

Pas ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Anglisë është kompletuar edhe faza gjysmëfinale e Kampionatit Evropian Euro 2020. Anglia u kualifikua në gjysmëfinale të Euro 2020 duke e mposhtur Ukrianën me rezultat të thellë 4-0. Kualifikimin në gjysmëfinale e siguruan edhe Spanja, Danimarka dhe Italia. Dy sfidat gjysmëfinale do të jenë tejet interesante nga kjo fazë, e […]

Euro 2020, dy çiftet gjysmëfinaliste dhe orari i ndeshjeve Foto: Ilustrim

Pas ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Anglisë është kompletuar edhe faza gjysmëfinale e Kampionatit Evropian Euro 2020.

Anglia u kualifikua në gjysmëfinale të Euro 2020 duke e mposhtur Ukrianën me rezultat të thellë 4-0.

Kualifikimin në gjysmëfinale e siguruan edhe Spanja, Danimarka dhe Italia.

Dy sfidat gjysmëfinale do të jenë tejet interesante nga kjo fazë, e që do të zhvillohen më 6 dhe 7 korrik.

Në stadiumin “Wembley” në Londër gjatë ditës së nesërme (6 korrik) me fillim nga ora 21:00 do të ballafaqohen Italia me Spanjën.

Gjithashtu më 7 korrik do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit tejet interesante në kuadër të kësaj faze në këtë kampionat.

Në stadiumin “Wembley” në Londër më 7 korrik me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja gjysmëfinale Anglia – Danimarkë.

Euro 2020; Faza gjysmëfinale

6 Korrik, 21:00 Itali – Spanjë (Stadiumi Wembley-Londër)

7 Korrik, 21:00 Angli – Danimarkë (Stadiumi Wembley-Londër)