Euro 2020, Çekia – Anglia, formacionet e mundshme
Sot në mbrëmje do të jenë vetëm dy ndeshje, ndryshe nga dje ku u luajtën 4 dhe do të vendoset fati i Kroacisë dhe Skocië pasi Anglia dhe Çekia e kanë siguruar një vend në 1/8. Por edhe pse janë kualifikuar, këto dy skuadra do të përballen sot me njëra-tjetrën dhe mund të luajnë me […]
Sot në mbrëmje do të jenë vetëm dy ndeshje, ndryshe nga dje ku u luajtën 4 dhe do të vendoset fati i Kroacisë dhe Skocië pasi Anglia dhe Çekia e kanë siguruar një vend në 1/8.
Por edhe pse janë kualifikuar, këto dy skuadra do të përballen sot me njëra-tjetrën dhe mund të luajnë me llogari për të shmangur një përplasje ferri në raundin tjetër.
Kështu nëse Anglia fiton dhe del e para e Grupit D, është e sigurtë që do të ketë një përballje shumë të fortë në 1/8 pasi do të luajë me të dytën e Grupit F, aktualisht Gjermania ose mund të jenë edhe Franca me Portugalinë.
Pra sot do të bëhen mirë llogaritë sepse nëse del e dyta Anglia, atëherë do të përballet me të dytën e Grupit E, aktualisht është Sllovakia ose mund të jenë edhe Spanja me Suedinë.
Formacionet e mundshme të ndeshjes Çekia – Anglia:
Çekia (4-2-3-1): Vaclik; Coufal, Kalas, Celustka, Boril; Soucek, Kral; Masopust, Darida, Jankto; Schick
Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Phillips; Sancho, Mount, Grealish; Kane