EURO 2020, Austria mposht bindshëm Maqedoninë e Veriut

13.06.2021

Austria e ka mposhtur bindshëm Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e parë të Grupit C  në Euro 2020.  Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3-1.  Ka qenë Austria e cila ka shënuar e para, kur Lainer S. në minutën e 18-të ka gjetur golin. Pas dhjetë minutash, në minutën e 28-të, Maqedonia ka barazuar përmes Pandev. […]

EURO 2020, Austria mposht bindshëm Maqedoninë e Veriut Foto: Ilustrim

Austria e ka mposhtur bindshëm Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e parë të Grupit C  në Euro 2020. 

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3-1. 

Ka qenë Austria e cila ka shënuar e para, kur Lainer S. në minutën e 18-të ka gjetur golin. Pas dhjetë minutash, në minutën e 28-të, Maqedonia ka barazuar përmes Pandev. Me këtë rezultat skuadrat kanë shkuar në pushim. 

Në pjesën e dytë austriakët kanë shënuar edhe dy herë. Fillimisht Michael Gregoritsch në minutën e 78-të dhe më pas Marko Arnautovic në minutën e 90-të. 

Ndeshja tjetër e grupit mes Ukrainës dhe Holandës zhvillohet sonte nga ora 21:00.