Eskalon derbi mes Ballkanit dhe Llapit, “shpërthejnë” përleshjet

28.04.2021

Ka eskaluar ndeshja mes Ballkanit dhe Llapit në e cila po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë. Në minutën e 33’të pas një fauli të Potokut në Ramadanit dhe Gashit në Januzin, shpërtheu përleshja, mes lojtarëve dhe anëtarëve të stafit. Pas përleshjeve të mëdha, Besfort Kasumi ndëshkoi me karton të kuq Kushtrim Gashin dhe […]

Eskalon derbi mes Ballkanit dhe Llapit, “shpërthejnë” përleshjet Foto: Ilustrim

Ka eskaluar ndeshja mes Ballkanit dhe Llapit në e cila po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Në minutën e 33’të pas një fauli të Potokut në Ramadanit dhe Gashit në Januzin, shpërtheu përleshja, mes lojtarëve dhe anëtarëve të stafit.

Pas përleshjeve të mëdha, Besfort Kasumi ndëshkoi me karton të kuq Kushtrim Gashin dhe Ahmed Januzin.

Ndryshe, pjesa e parë ka përfunduar 1:0 në favor të suharekasve me golin e shënuar nga Blend Baftiu.