Është simbol i Bayernit, klubi i ofron rinovimin!

30.03.2020

Një ndër simbolet e Bayern Munich është padyshim Thomas Muller. Gjermani është pjesë e bavarezëve që nga viti 2000, kohë kur ka qenë vetëm 11 vjeç. Është rritur me moshat e Bayern dhe ka luajtur me ekipin e dytë përpara se të debutonte me ekipin e parë, ku luan prej 12 vitesh. Edhe pse është […]

Është simbol i Bayernit, klubi i ofron rinovimin! Foto: Ilustrim

Një ndër simbolet e Bayern Munich është padyshim Thomas Muller. Gjermani është pjesë e bavarezëve që nga viti 2000, kohë kur ka qenë vetëm 11 vjeç.

Është rritur me moshat e Bayern dhe ka luajtur me ekipin e dytë përpara se të debutonte me ekipin e parë, ku luan prej 12 vitesh.

Edhe pse është në moshë 30-vjeçare tashmë, klubi gjerman ka gati rinovimin për Muller.

Kontrata aktuale e tij skadon në verën e vitit 2021, ndërsa me kontratën e re, Muller do të qëndrojë në Mynih të paktën deri në vitin 2023.

Shumë shpejt pritet që e zeza të vihet mbi të bardhë dhe Muller të rinovojë.