Një aventurë e shkurtër në Itali, deri më tani, për Christian Eriksen, me pezullimin e kampionatit pikërisht kur danezi kishte filluar të tregonte shenjat e para të klasit me fanellën e Interit.

Ish-ylli i Tottenham iu përgjigj pyetjeve të tifozëve në mikrofonat e “Dr.Sporten”, duke sqaruar se dëshiron të qëndrojë në Milano për një kohë të gjatë:

“Unë dua të luaj futboll, ky duhet të jetë motivimi më i madh. Qëllimi im tjetër është të luaj rregullisht me Interin. Nëse është e vërtetë që dua të largohem? Jo, nuk kam pse ta bëj këtë. Thjesht dua të luaj rregullisht. Cili është klubi më i mirë në Serie A? Inter”.

Duke u rritur, ai ka vëzhguar me detaje se si luante Francesco Totti. Pyetjes për modelin e preferuar në rolin e tij, danezi iu përgjigj: “Idhujt e mi që fëmijë ishin Totti dhe Micheal Laudrup. Në cilin rol dua të luaj? Unë dua të jem aty ku është topi. Dallimet midis Premier League dhe Serie A? Nuk mund ta them, sepse ende nuk kam luajtur shumë ndeshje në Serie A. Do të jem më i saktë për këtë përgjigje në të ardhmen. E kam dashur dhe shijuar çdo minutë të aventurës në Angli”.