Eriksen duke pritur ofertën e Real Madridit

14.09.2019

Ylli danez po i hedh poshtë të gjitha ofertat nga skuadra angleze, Tottenham ai doemos kërkon transferimin e tij në skuadrën spanjolle, Real Madrid. Christian Eriksen është duke pritur që Real Madrid të nënshkruaj me atë nga Tottenham në muajin janar, thotë Marca. Pala spanjolle u përpoq ta blinte yllin danez gjatë verës, por Spurs […]

Eriksen duke pritur ofertën e Real Madridit Foto: Ilustrim

Ylli danez po i hedh poshtë të gjitha ofertat nga skuadra angleze, Tottenham ai doemos kërkon transferimin e tij në skuadrën spanjolle, Real Madrid.

Christian Eriksen është duke pritur që Real Madrid të nënshkruaj me atë nga Tottenham në muajin janar, thotë Marca.

Pala spanjolle u përpoq ta blinte yllin danez gjatë verës, por Spurs nuk e linte të shkonte.

Në vitin e fundit të kontratës së tij, Spurs po përpiqet ta bindë atë për të zgjatur marrëveshjen e tij, por ai ka refuzuar çdo ofertë deri më tani.

Në vend të kësaj, Eriksen po qëndron jashtë ofertave të Spurs për shkak që Madridi të vijë dhe ta marrë atë, duke shpresuar se një ofertë do të arrijë në janar.