Madje në këtë rast, 25-vjeçari luajti vetëm 45 minutat e para dhe pjesën e dytë e ndoqi nga tribuna së bashku me mamanë e tij.
Pas përfundimit të ndeshjes, Luis Enrique e mbrojti me fanatizëm zgjedhjen e tij ndërsa përgatiti tifozët se tashmë do ta shohin shpesh skuadrën të luajë pa Mbappe.
“Ky është një vendim që më përket mua në masën 100%. Herët ose vonë, ne do të na duhet të mësojmë të luajmë pa Mbappe. Ky është një vendim të cilin unë e marr për të mirën e skuadrës. Unë jam një profesionist dhe këtë situatë po e menaxhoj vetëm për t’i shërbyer skuadrës”, u shpreh Luis Enrique.