Ende e paqartë se ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve
Është ende e paqartë se ku do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në mes të Chelseat dhe Manchester City. Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA do të zhvillojë disa bisedime me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për arsye që të bëhet transferimi i mundshëm i finales së Ligës së Kampionëve […]
Është ende e paqartë se ku do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në mes të Chelseat dhe Manchester City.
Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA do të zhvillojë disa bisedime me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për arsye që të bëhet transferimi i mundshëm i finales së Ligës së Kampionëve në stadiumin “Wembley”.
Turqia u shtua së fundmi në “listën e kuqe” të Anglisë për kufizimet e udhëtimit COVID-19, duke hedhur dyshime nëse dyshja e Premier League Chelsea dhe Manchester City mund të fluturojnë për në Stamboll për finalen më 29 maj.
UEFA është e përgatitur të zhvendosë ndeshjen në Wembley, por atyre do t’u duhen disa kritere që të plotësohen para se të marrin një vendim përfundimtar.