Emre Can dorëzohet për titullin, Neuer zbulon sekretin e Bayern në ndeshjet e mëdha

27.05.2020

Fitorja e Bayern Munich 1-0 në fushën e Borussia Dortmund ka çuar tashmë diferencën mes dy klubeve në 7 pikë dhe për verdhezinjtë gara për titull është zbehur. “Der Klassiker” ka zbuluar ende distancë mes dy ekipeve në personalitet dhe elemente, teksa Emre Can, mesfushori gjerman, pranon: “Dhamë gjithçka! Nuk është se luajtëm keq, mungonte […]

Emre Can dorëzohet për titullin, Neuer zbulon sekretin e Bayern në ndeshjet e mëdha Foto: A

Fitorja e Bayern Munich 1-0 në fushën e Borussia Dortmund ka çuar tashmë diferencën mes dy klubeve në 7 pikë dhe për verdhezinjtë gara për titull është zbehur.

“Der Klassiker” ka zbuluar ende distancë mes dy ekipeve në personalitet dhe elemente, teksa Emre Can, mesfushori gjerman, pranon: “Dhamë gjithçka! Nuk është se luajtëm keq, mungonte vetëm prekja e fundit për të finalizuar. Duhet të jemi realist, Bayern është shtatë pikë përpara nesh. Duhet të fokusohemi te ne dhe të përpiqemi të fitojmë çfarë ka mbetur. Nëse nuk do të ndodhë asgjë, Bayern do të shpallet kampion”.

Manuel Neuer, që luajti ndeshjen e tij të 400-të në Bundesliga, ka komentuar suksesin ndaj Borussia Dortmund dhe ka zbuluar sekretin: “Duhet të jesh gjithmonë gati për ndeshje si ato ndaj Borussia Dortmund. Eshtë një hap i rëndësishëm dhe fitore me peshë për ne. Bayern gjendet gati dhe nuk i gabon këto ndeshje”.

Ky do të jetë titulli i tetë radhazi për Bayern në rast se skenari nuk do të ndryshojë deri në fund.