Emini ‘shërohet’ nga Covid-19, ky është reagimi i Ismet Munishit

25.05.2020

Izair Emini ditë më parë është bërë futbollisti i parë i prekur nga koronavirusi në Superligën e Kosovës. Megjithatë, kjo mund të ketë qenë një gabim në testim për mesfushorin ofanziv nga Maqedonia Veriore, pasi futbollisti gjatë ditës ka njoftuar se ka dalë negativ në testin e njëjtë. Për këtë njoftim të Eminit, ka reaguar […]

Emini ‘shërohet’ nga Covid-19, ky është reagimi i Ismet Munishit Foto: Ilustrim

Izair Emini ditë më parë është bërë futbollisti i parë i prekur nga koronavirusi në Superligën e Kosovës.

Megjithatë, kjo mund të ketë qenë një gabim në testim për mesfushorin ofanziv nga Maqedonia Veriore, pasi futbollisti gjatë ditës ka njoftuar se ka dalë negativ në testin e njëjtë.

Për këtë njoftim të Eminit, ka reaguar edhe trajneri i Ballkanti, Ismet Munishi, i cili në ditët e fundit ishte mjaft i zëshëm për këtë çështje.

Trajneri i mirënjohur kosovar me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Munishi e ka uruar Eminin për shërimin nga COVID-19.

“Lajmë shumë i mirë nga Izair Emini , pasi ne testimin e dyt doli negativë. Izairit dhe Drites punë të mbarë. Ne jemi rival ne fushë por jashtë saj jemi sportist e miq. Dhashte Zoti i madhë që mos të kemi asnji rast më”, ka shkruar Munishi në Facebook.